Rrahmani: Te Napoli ndihem lider

01.02.2025

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur së fundmi për “Radio CRC” rreth përvojës së tij disa-vjeçare te Napoli.

Rrahmani: Te Napoli ndihem lider Foto: Ilustrim

Periudha prej 5 vitesh te Napoli e bën atë të ndihet një lider në skuadër. Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë lojtarët e Napolit janë si robotë për Antonio Conten, pasi duhet të bëjnë vetëm atë që kërkon trajneri italian.

“Është viti i 5-të që jam te Napoli. Ndihem lider, sepse ka kaluar shumë kohë. Nuk është e lehtë të jesh për 5 vjet në një skuadër. Duhet të kesh vazhdueshmëri, qëndrueshmëri dhe të sigurosh performancë”, ka deklaruar Rrahmani.

I pyetur nëse ndihet si një robot për Conten, ai është përgjigjur: “Mendoj që të gjithë jemi nga pak, sepse bëjmë të gjithë gjëra të ngjashme gjatë gjithë javës. I përgatisim ndeshjet bashkë. Të gjithë duhet të bëjmë atë që kërkon misteri. Çdo njëri prej nesh është një robot”.

Skuadra e Napolit po e kryeson tabelën e Series A pas 22 xhirosh, me 53 pikë, tri më shumë se vendi i dytë, Interi.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler