VIDEO – Momenti kur policia neutralizon qenin që sulmoi nxënësit në Shirokë
22.01.2025
Një incident i pazakontë dhe shqetësues ka ndodhur sot në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë, ku një qen ka hyrë në objekt dhe ka sulmuar disa nxënës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës, ku kafsha ka sulmuar katër fëmijë. Një vajzë ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Me të pranuar informacionin ka reaguar Policia e Kosovës të cilët kanë neutralizuar kafshën. Gjithashtu bëhet e ditur se është arrestuar edhe pronari.
Në pamjet e siguruara nga SuharekaOnline shihet momenti kur policia ka neutralizuar kafshën e cila gjendej brena objektit shkollor.
