1.
Pritjet në kufi: Rreth 30 minuta në kufirin Serbi-Kroaci, 60 minuta në kufirin Serbi-Hungari
06.01.2025
Qarkullimi në pikat kufitare për të dalë nga Serbia për në Hungari dhe Kroaci po vazhdon të jetë i ngarkuar, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për udhëtarët. Kjo është situata nga të dhënat e fundit rreth orës 19:30.
Pika Kufitare Batrovci – Bajakovo
Në hyrje të Kroacisë, në pikën kufitare Batrovci – Bajakovo, raportohet pritje deri në 30 minuta.
Pika Kufitare Sid – Tovarnik
Në kufirin tjetër më të afërt mes Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Sid – Tovarnik, situata është e njejtë, HAK raporton për një kohë pritjeje prej rreth 30 minutash për të hyrë në Kroaci.
Pika Kufitare Horgosh – Roszke
Edhe në hyrje të Hungarisë, në pikën kufitare Horgos – Roszke , raportohen kolona dhe pritje deri në 1 orë.