Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
20.12.2024
Numri dy i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur sot se Armenia ka marrë vendimin për të njohur zyrtarisht pasaportat e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, Armenia do të njohë të gjitha kategoritë e pasaportave të lëshuara nga Republika e Kosovës, përfshirë pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet. Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve,” ka shkruar Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.