Dialogu Kosovë-Serbi në një pikë takimi të re në Bruksel

17.12.2024

Sot pritet të zhvillohet një tjetër raund i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me fokus të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Siç njoftoi Bashkimi Evropian, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, do të takohen për të diskutuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Ky takim vjen pas një serie takimesh të mëparshme, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm drejt zbatimit të marrëveshjes së Bruselit dhe aneksit të Ohrit.