SHBA mbyll përkohësisht ambasadën në Kiev për shkak të rrezikut të sulmeve ajrore
Në një lëvizje që ka ngjallur shqetësime të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar mbylljen përkohësisht të ambasadës së saj në Kiev.
Kjo vendimmarrje vjen pas marrjes së “informacionit specifik për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror më 20 nëntor”, siç u shpreh Departamenti i Shtetit.
“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen në vend”, thuhet në një njoftim të Departamenti të Shtetit të Çështjeve Konsullore të SHBA-së, të publikuar në platformën X. Gjithashtu, shtetasit amerikanë që ndodhen në Ukrainë janë të këshilluar të jenë të përgatitur për strehim të menjëhershëm në rast të një alarmi ajror.
Ky vendim i Uashingtonit vjen vetëm disa ditë pasi administrata e presidentit Joe Biden njoftoi se do të lejonte që Ukraina të përdorte armët e furnizuara nga SHBA për të goditur brenda territorit rus.
Moska, nga ana e saj, ka konfirmuar se Ukraina ka kryer sulme me raketa me rreze të gjatë ATACMS të furnizuara nga SHBA.