Shqipëria humb ndaj Ukrainës dhe bie në Ligën C
Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk arriti të shënojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.
Në takim e mbrëmshëm në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1.
Ukraina u shfaq shumë e vendosur që në fillim të takimit. Ekipi musafirë kaloi në epërsi që në minutën e 5-të, falë një goli të shënuar nga Oleksandr Zinchenko. Vetëm pesë minuta më vonë, avantazhi i ukrainasve u dyfishua nga një gol me kokë i Roman Yaremchuk.
Shqipëria u përpoq të reagojë, por përpjekjet e tyre u penguan nga një mbrojtje e organizuar mirë e ukrainasve. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u paraqitën më të vendosur dhe krijuan disa raste për gol.
Shpresa për një rikthim në lojë u ndez në minutën e 74-të, kur Shqipëria fitoi një penallti. Nedim Bajrami e shfrytëzoi në mënyrë të përkryer goditjen nga pika e bardhë, duke shënuar.
Me këtë humbje, Shqipëria mbyll grupin e saj në vendin e fundit dhe zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve.