Kosova e pret Lituaninë në “Fadil Vokrri”, Foda me dy ndryshime
Kombëtarja e Kosovës do të mbyllë sot aventurën e saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve me një sfidë shumë të rëndësishme.
Foto: Ilustrim
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, ku pritet një numër i madh tifozësh.
Trajneri Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin startues për këtë takim. Mungesa e Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës, të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë, do të detyrojë trajnerin të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në krahasim me ndeshjen e fundit.
Dardanët, të cilët janë në pritje të një vendimi nga UEFA për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë, synojnë të mbyllin ciklin e ndeshjeve me një fitore.