Vdekja e 34 vjeçarit nga Seniku i Malishevës në vendin e punës, Policia jep detaje

13.10.2024

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.

Siç raportojnë mediat qendrore e i ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë të Prizrenit ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty  nga mjekët dhe dëshmitarët është  informuar se  viktima është në  gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.