Osmani mezi pret të punojë me presidenten e re të Maqedonisë së Veriut
09.05.2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mezi pret të punojë me presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
Silanovska-Davkova më 8 maj fitoi zgjedhjet presidenciale kundër presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski. U bë gruaja e parë që zgjidhet presidente në Maqedoni të Veriut.
Osmani ka thënë se me Silanovska-Davkovan do të punojnë për integrimin euroatlantik, si qëllim kryesor i të dyja vendeve.