BE kërkon nga Serbia lejimin e vizitave të zyrtarëve të Kosovës në Luginë të Preshevës

18.01.2024

Javë më parë ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla autoritetet e Serbisë nuk i’a kishin lejuar vizitën në Luginë të Preshevës. Vizita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte planifikuar me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në tri […]

Javë më parë ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla autoritetet e Serbisë nuk i’a kishin lejuar vizitën në Luginë të Preshevës.

Vizita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte planifikuar me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në tri komunat në jug të Serbisë, të cilat paralajmërohen në përputhje me marrëveshjen e arritur në dialogu rreth vizitave të ndërsjella. Blloku ka kërkuar që Kosova të respektojë në të njëjtën mënyrë këtë marrëveshje.

“Vizita e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Serbi ishte paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut rreth vizitave zyrtare. Prandaj, Serbia është dashur ta lejojë dhe ajo vizitë të realizohej”, u tha në një përgjigje të Peter Stano, zëdhënës i BE-së për punë të jashtme dhe siguri.

“Të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut. BE-ja mbetet e gatshme t’ua lehtësojë palëve diskutimet për të gjetur zgjidhje”, tha zëdhënësi i BE-së, transmeton REL.