Grabitja e armatosur në Suharekë – prokurorja thotë “Kemi përparim…”

24.11.2023

Pasditen e së mërkurës cak i një grabitje të armatosur në Suharekë ka qenë argjendaria “DIAKOS”. Dy ditë pas grabitjes për Insajderin detaje ka dhënë Prokurorja e Prizrenit Ervehe Gashi. Prokurorja ka bërë me dije se ka përparime në drejtim të hetimeve, por që nuk u lëshua në deklarata më të hollësishme për shkak të […]

Pasditen e së mërkurës cak i një grabitje të armatosur në Suharekë ka qenë argjendaria “DIAKOS”. Dy ditë pas grabitjes për Insajderin detaje ka dhënë Prokurorja e Prizrenit Ervehe Gashi.

Prokurorja ka bërë me dije se ka përparime në drejtim të hetimeve, por që nuk u lëshua në deklarata më të hollësishme për shkak të hetimit. 

“Ato çka i kam deklaruar edhe më herët ato qëndrojnë. Akoma jemi duke i hetuar pistat. Informata më të detajuara nuk mundemi me dhënë se munden me prishë hetimin, kemi përparime në atë drejtim. Jemi duke u marrë me sigurimin  e provave teknike, materiale. Në vazhdimësi jam në kontakt me policit hetues  dhe jemi duke punu në këtë drejtim”, ka thënë ajo për Insajderin.

Vlera e arit që u vodh në argjendarinë po vlerësohet të jetë afro 250 mijë euro. Kështu konfirmonte vet Prokuroria Gashi për Insajderin.

Ajo tha se grabitja në Suharekë mund të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.