Grabitja e armatosur në Suharekë – plagoset zyrtari policor A.H.
Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitjeje të armatosur nga katër persona, në një dyqan argjendarie në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një […]
Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitjeje të armatosur nga katër persona, në një dyqan argjendarie në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb”, ka thënë Gashi.
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zyrtarin policor Avdullah Hoxha i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Një vit nga grabitja e armatosur në Suharekë, aksioni i policisë rezultoi me një të vrarë dhe 5 të arrestuar