Prizren: Edhe dy persona bien në “kthetrën” e Antidrogës, kapen me marihuanë e thika

16.11.2023

Një aksion tjetër i Njësisë së Antidrogës, i zhvilluar të mërkurën në Prizren, në kuadër të planit operativ “Kthetra” rezultoi me arrestimin edhe të dy personave të dyshuar për posedim të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor. […]

Një aksion tjetër i Njësisë së Antidrogës, i zhvilluar të mërkurën në Prizren, në kuadër të planit operativ “Kthetra” rezultoi me arrestimin edhe të dy personave të dyshuar për posedim të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Dy personat që u kapën janë V.K dhe G.K, ndaj të cilëve me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me rastin e kontrollit policor, te të dyshuarit janë gjetur dy qese me marihuanë dhe dy thika, që janë konfiskuar si prova lidhur me rastin.

Pas përfundimit të aksionit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohen. 

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe dy qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë prej 2.12 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.