Policia e Kosovës brenda 24 ore arrestoi 36 të dyshuar, prej tyre një 16 vjeçar në Suharekë
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 36 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 36 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 21 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar.
“Suharekë 11.01.2023 – 03:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.”
Sipas informacioneve bëhet e ditur se personi i kërkuar është një 16 vjeçar nga Reshtani i Suharekës me inicialet D.K i cili dyshohet se ka mashtruar pronarin e një hoteli në Prizren të cilit nuk i kishte paguar qëndrimin e tij në hotel që arrinë vlerën 900 euro dhe përveç kësaj i mituri kishte kërkuar nga pronari i hotelit edhe 700 euro të tjera.