Dita Botërore e Diabetit, QKMF e Suharekës ofron shërbime për qytetarët
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” sot po shënon Ditën Botërore të Diabetit. QKMF-Suharekë ka organizuar një aktivitet në Sheshin e Qytetit për ditën botërore të diabetit, ku me këtë rast po shpërndahen edhe fletushka me udhëzime se çfarë është sëmundja e sheqerit në gjak dhe si duhet të mbrohemi nga ajo, […]
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” sot po shënon Ditën Botërore të Diabetit.
QKMF-Suharekë ka organizuar një aktivitet në Sheshin e Qytetit për ditën botërore të diabetit, ku me këtë rast po shpërndahen edhe fletushka me udhëzime se çfarë është sëmundja e sheqerit në gjak dhe si duhet të mbrohemi nga ajo, transmeton SuharekaOnline.
Qytetarët e interesuar po bëjnë edhe matjen e sheqerit në gjakë si dhe shtypjen e tensionit e ku po marrin edhe udhëzime nga ekipi i QKMF-së.
Në aktivitet kanë qenë prezente, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, drejtoresha e shëndetësisë Besa Kuqi dhe drejtoresha e QKMF-së Sale Bytyqi.
Ky aktivitet pritet të zgjatë deri në ora 16:00.