Shqetësuese, për vetëm pesë ditë mbi 300 aksidente trafiku në Kosovë
Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]
Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.
Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 29 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 24 tetor – 28 tetor.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 308 aksidente trafiku.
Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (27 tetor), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 73 aksidente.
Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe 4 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 128 të tjera me të lënduar dhe 176 aksidente përfunduan me dëme materiale.
Data | Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale |
24 tetor | 54 | 1 | 23 | 30 |
25 tetor | 65 | 1 | 25 | 39 |
26 tetor | 60 | 2 | 23 | 35 |
27 tetor | 73 | 0 | 28 | 45 |
28 tetor | 56 | 0 | 29 | 27 |
TOTAL | 308 | 4 | 128 | 176 |