Mushtisht, goditi me veturë një konstruksion të metalit dhe ajo goditi punëtorin, policia nis hetimet
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin. Rasti […]
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:10 në fshatin Mushtisht.
Punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërkaq, nga policia kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fsh. Mushtisht, Suharekë 14.10.2022 – 10:10. Vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.