Veteranët e UÇK-së po kërkojnë protesta

14.05.2022

Përmes një postimi në Facebook, Faton Klinaku ka theksuar se këto kërkesa i ka pranuar dhe po vazhdon t’i pranojë përmes shkrimeve, kurse ai u është përgjigjur me “të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë”. Ai ka shtuar se lidhur me këtë po bëjnë takime me degë. “Veteranët që po më shkruajnë […]

Përmes një postimi në Facebook, Faton Klinaku ka theksuar se këto kërkesa i ka pranuar dhe po vazhdon t’i pranojë përmes shkrimeve, kurse ai u është përgjigjur me “të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë”.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë po bëjnë takime me degë.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë”, ka shkruar Klinaku.

Po ashtu, u.d i kryetarit të OVL të UÇK-së ka shkruar se: “Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”.

Klinaku ka shtuar se kanë konakte me deputet të pozitës e opozitës për pengim të kësaj papërgjegjësie, por sipas tij do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë.

“Për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë, ka shkruar Klinaku.