Për tre muaj mbi 4 mijë e 500 aksidente në rrugët e Kosovës, 22 me fatalitet
28.04.2022
Në tre muajt e parë të vitit 2022, në rrugët e Kosovës janë shkaktuar në total 4 mijë e 528 aksidente. Prej tyre, 22 aksidente trafiku ishin me fatalitet. Ndërkaq 1 mijë e 583 aksidente janë me lëndime kurse 2 mijë e 923 vetëm me dëme materiale. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në një […]
Në tre muajt e parë të vitit 2022, në rrugët e Kosovës janë shkaktuar në total 4 mijë e 528 aksidente.
Prej tyre, 22 aksidente trafiku ishin me fatalitet.
Ndërkaq 1 mijë e 583 aksidente janë me lëndime kurse 2 mijë e 923 vetëm me dëme materiale.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në një përgjigje për Indeksonline.
Brenda kësaj periudhe kohore Policia ka shqiptuar 159 mijë e 353 tiketa.
| Janar – Mars 2022 | |
| Aksidente fatale | 22 |
| Aksidente me lëndime | 1,583 |
| Aksidente me dëme materiale | 2,923 |
| Total aksidente | 4,528 |
| Tiketa të shqiptuara | 159,353 |