Sot Dita Botërore e Ujit
Dita Botërore e Ujit 2022 rrit ndërgjegjësimin e 2.2 miliardë njerëzve që jetojnë pa qasje në ujë të sigurt, ndërsa fokusi kryesor për këtë vit është arritja e Objektivit 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm: ujë dhe kanalizime për të gjithë deri më 2030. Këtë vit, fokusi janë ujërat nëntokësore, një burim i padukshëm me një […]
Dita Botërore e Ujit 2022 rrit ndërgjegjësimin e 2.2 miliardë njerëzve që jetojnë pa qasje në ujë të sigurt, ndërsa fokusi kryesor për këtë vit është arritja e Objektivit 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm: ujë dhe kanalizime për të gjithë deri më 2030.
Këtë vit, fokusi janë ujërat nëntokësore, një burim i padukshëm me një ndikim të dukshëm kudo.
Uji nëntokësor ushqen burimet, lumenjtë, liqenet dhe ligatinat dhe depërton në oqeane. Ai rimbushet nga reshjet e shiut dhe borës që depërtojnë në tokë, ndërsa mund të nxirret në sipërfaqe me pompa dhe puse.
Jeta nuk do të ishte e mundur pa ujërat nëntokësore. Shumica e zonave të thata të botës varen tërësisht nga ujërat nëntokësore. Uji nëntokësor furnizon një pjesë të madhe të ujit që ne përdorim për të pirë, kanalizime, prodhimin e ushqimit dhe proceset industriale.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të ekosistemeve, të tilla si ligatinat dhe lumenjtë.
Ideja për këtë ditë ndërkombëtare daton nga 1992, kur u mbajt Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Zhaneiro.
Në të njëjtin vit, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë me të cilën 22 marsi i çdo viti shpallej Dita Botërore e Ujit, që do të festohej duke filluar nga 1993.
Më vonë u shtuan edhe festime dhe ngjarje të tjera. Për shembull, Viti Ndërkombëtar i Bashkëpunimit në Sferën Ujore 2013, dhe Dekada Ndërkombëtare aktuale për Veprim mbi Ujërat për Zhvillim të Qëndrueshëm, 2018-2028.
Fakte kyçe
Nevoja për ujë.
= 2.1 miliardë njerëz kanë mungesë aksesi në shërbime të sigurta që menaxhojnë ujin e pijshëm.
= Në 2050 sipas një vlerësimi, numri i popullsisë do të rritet në 2 miliardë njerëz dhe kërkesa botërore për ujë të pijshëm mund të rritet 30% më e lartë se sot.
– Buqësia përdor aktualisht 70% të sasisë globale të ujit për vaditje, një shifër e lartë përpopullsinë e dendur. Industria merr 20% të totalit, të dominuar nga energjia dheprodhimet. Pjesa e mbetur prej 10% shkon për përdorim shtëpiak dhe më pak se 1% përdoret për ujë të pijshëm.
Disponueshmëria e ujit:
– Sot rreth 1.9 miliardë njerëz jetonë në zona me pak ujë. Deri në vitin 2050, kjo shifër mund të rritet rreth 3 miliardë njerëz.
Cilësia e ujit:
– Sipas një vlerësimi rreth 1.8 miliardë njerëz përdorin një burim të ujit të pijshëm të pa përmirësuar si dhe pa mbrojtje ndaj ndotjeve prej ujërave të zeza.
– Globalisht, mbi 80% e ujërave të zeza të krijuara nga shoqëria rrjedhin në mjedis pa u trajtuar.
Klima dhe mjedisi
– Vlerësimet tregojnë se numri i njerëzve të rrezikuar nga përmbytjet, është parashikuar të rritet nga 1.2 miliardë që është sot në rreth 1.6 miliardë në 2050, që përbën gati 20% të popullsisë së botës.
– Sot, rreth 1.8 miliard njerëz preken nga degradimi dhe shkretëtimi i tokës. Të paktën 65% e tokës së pyllëzuar është në një gjendje të degraduar.
– Rreth 64 – 71% e ligatinave natyrore kanë qenë humbur si rezultat i aktivitetit njerëzor që nga viti 1900.
– Erozioni i tokës buqësore merr me vete 25 në 40 miliard ton të sipërfaqes së punueshme çdo vit, duke reduktuar ndjeshëm rendimentin e prodhimeve dhe aftësia e tokës për të rregulluar nivelin e ujit, karbonit dhe të lëndëve ushqyese . Mbeturinat, që përmbajnë sasi të mëdha të azotit dhe fosforit, po ashtu janë një kontribues i madh për ndotjen e ujit.
Cilat janë zgjidhjet e bazuara në natyrë?
Rigjallërimi i pyjeve, kullotave dhe lagunat natyrore, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura, krijimi i mbrojtëseve përgjatë rrjedhës së ujit, janë disa nga shembujt e zgjidhjeve të bazuara në natyrë (ZBN) të cilat ndihmojnë në menaxhimin e cilësisë dhe të disponueshmërisë së ujit.
ZBN nuk janë zgjidhja për të gjitha sfidat me të cilat ne përballemi në lidhje me ujin si pasojë e rritjes së popullsisë në botë, por ato mund të ofrojnë mundësi të reja të cilat janë dhe kosto efektive për plotësimin e infrastrukturës së pamjaftueshme apo të dëmtuar (amortizuar).
Për shembull:
– Disponueshmëria dhe furnizimi me ujë: Grumbullimi i ujit nëpërmjet rrugëve natyrore, lagështisë së tokës/grumbullimi i ujërave nëntokësorë, mund të jenë më të qëndrueshme dhe kosto efektive sesa ngritja e infrastrukturave të tilla si digat.
– Cilësia e ujit: ndotja nga bujqësia mund të reduktohet në mënyrë të dukshme nga ZBN si bujqësia mbrojtëse e cila ruan tokën nga erozioni ose mbrojtëset bregore, shiritat e tokës përgjatë rrjedhës së ujit të cilat janë të mbjella me pemë dhe shkurre.
– Menaxhimi i rrezikut: Efektet që kanë sjellë ndryshimet klimaterike si përmbytjet ekstreme të shpeshta, mund të zbuten me anë të disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë të tilla si krijimi i disa mbrojtëseve riparuese ose lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura.
Aplikimi i disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë krijon atë që njihet si “infrastruktura e gjelbër” sisteme natyrale ose gjysëm natyrale, të cilat na japin përfitime të njëjta ose të ngjashme me ato që merren me mënyrën tradicionale të “infrastrukturës gri” që ndërtohet nga njeriu.