Në valën e shtrenjtimeve në Kosovë, ngritet edhe çmimi i ujit
Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera, iu shtua edhe ngritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregullativ i Ujit (ARrU). Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, […]
Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera, iu shtua edhe ngritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregullativ i Ujit (ARrU).
Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, ka shtrenjtuar tarifat rreth 3 centë. Po kështu ka ndodhur edhe në komunat tjera, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
“Sa i përket çështjes së tarifave, për tarifat, në katër kompani regjionale, nuk janë ngritur ose është ngritur 1 cent për një metër kub uji, që do të thotë se një familje që konsumon 20 metra kub uji, ndryshimi i tarifës është 20 centë. Kemi dallim pak më të madh ose rritje pak më të madhe të tarifave në Prizren, në Gjakovë, në Pejë dhe në Prishtinë. Kjo për arsye të futjes në operim të impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.
Në Prishtinë e kemi ngritur tarifën për 2-3 centë për shkak të shpenzimeve për blerje të ujit me shumicë”, theksoi Azizi për KosovaPress.