Rritet numri i rasteve të fëmijëve me COVID-19 në Kosovë
Institucionet shëndetësore e ato shtetërore kanë miratuar tashmë masat e reja anti-COVID, që kanë për qëllim lufimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19. Po ashtu, institucionet shëndetësore vazhdimisht po bëjnë thirrje për respektim të këtyre masave si dhe vaksinimin me vaksinën anti-COVID. Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 4 mijë e […]
Institucionet shëndetësore e ato shtetërore kanë miratuar tashmë masat e reja anti-COVID, që kanë për qëllim lufimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.
Po ashtu, institucionet shëndetësore vazhdimisht po bëjnë thirrje për respektim të këtyre masave si dhe vaksinimin me vaksinën anti-COVID.
Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 4 mijë e 397 raste pozitive me COVID-19, ku ky virus nuk po i kursen as fëmijët.
Me rritjen e rasteve të infektimeve me këtë virus, në ditët e fundit ka ndikuar që të rritet edhe numri i fëmijëve të infektuarve me COVID-19.
Nga 4,397 raste të infektimeve që u regjistruan në 24 orët e fundit, nga mosha 0 deri në 9 vjeç janë infektuar mbi 200 fëmijë si dhe nga mosha 10 deri në 19 vjeç janë infektuar mbi 1000 fëmijë.
Doktoresha në Pediatri, Vlora Nimani ka thënë se në këtë kohë kemi të bëjmë më shumë me ekspozimin e fëmijëve ndaj këtij varianti të ri të COVID-19.
“Tani kemi të bëjmë me ekspozimin më të madh të fëmijëve karshi variantit Omicron që po dominon kohëve të fundit Kosovë dhe botë në përgjithësi. Ekspozimi i fëmijëve është shkaktari që e ka rritur numrin e rasteve pozitive tek fëmijët”, tha Nimani për Klan Kosovën.
Gjithashtu, ajo ka shtuar se në mesin e këtyre të infektuarve nga ky virus, ka pak fëmijë të imunizuar ndaj COVID-19.
Nimani ka theksuar se në njësinë e kujdesit COVID pozitiv aktualisht janë tetë fëmijë të shtrirë, ku dy prej tyre janë në oksigjeno-terapi me gjendje relativisht stabile – drejt të rëndës.
“Për fat të keq kemi shtim të numrit të fëmijëve të cilët vijnë për kontrolle ambulantive dhe të hospitalizuar që janë të pavaksinuar. Në njësinë e kujdesit COVID pozitiv aktualisht i kemi tetë fëmijë të shtrirë, dy prej tyre janë në oksigjeno-terapi me gjendje relativisht stabile – drejt të rëndës. Dominon simptoma respiratorë”, tha ajo.