Policia në Suharekë s’e ndal dorën, për 3 muaj shqipton mbi 3200 gjoba trafiku dhe për mosrespektim të masave
Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 66 aksidente. Policia edhe në Suharekë po shqipton gjoba për të gjithë drejtuesit gjithë drejtuesit e automjeteve që po shkelin rregullat e trafikut. Përveç këtyre gjobave për kundërvajtje në trafik, policia në […]
Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 66 aksidente.
Policia edhe në Suharekë po shqipton gjoba për të gjithë drejtuesit gjithë drejtuesit e automjeteve që po shkelin rregullat e trafikut.
Përveç këtyre gjobave për kundërvajtje në trafik, policia në Suharekë po shqipton gjoba edhe për ata që nuk po i respektojnë masat anti-COVID, masa këto të vendosura nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.
SuharekaOnline ka mbledhur statistika për shqiptimin e gjobave nga Policia e Kosovës në Suharekë brenda muajit shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se PK-ja në komunën tonë brenda tre muajve të fundit ka shqiptuar 3,259 gjoba.
Prej tyre, 1,612 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe 1,647 gjoba të tjera për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID.