Ballkani e mposht Feronikelin dhe rrëmben pozitën e parë
Ballkani ka realizuar fitore në Drenas ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1. Ballkani i mjaftoi goli i Solomon 25′ ndaj Feronikelit, për të marrë tre pikë në Drenas dhe për të rrëmbyer pozitën e parë në elitë me 30 pikë. FERONIKELI 0:1 BALLKANI – Përfundon ndeshja + 4 minuta lojë shtesë 87′ Zëvendësim […]
Ballkani ka realizuar fitore në Drenas ndaj Feronikelit.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1.
Ballkani i mjaftoi goli i Solomon 25′ ndaj Feronikelit, për të marrë tre pikë në Drenas dhe për të rrëmbyer pozitën e parë në elitë me 30 pikë.
FERONIKELI 0:1 BALLKANI
– Përfundon ndeshja
+ 4 minuta lojë shtesë
87′ Zëvendësim te Ballkani, hyn Rrahmani në vend te Solomon
84′ Seferi (Feronikeli) qëllon shtyllën, shpëtojnë portokallinjët
75′ Zëvendësim te Ballkani, hyn Baftiu në vend te Krasniqit
69′ Krasniqi (Ballkani) gjuan plogësht, pa probleme për Smakiqin
62′ Korenica (Ballkani) provon nga distanca, pret Smakiqi
61′ Zëvendësim i dyfishtë te Feronikeli, hyjnë Leku e Seferi në vend te Prokshi dhe Rexhepi
– Nis pjesa e dytë
– Përfundon pjesa e parë
44′ Kastrati (Feronikeli) ndëshkohet me karton të verdhë
42′ Armend Thaqi (Ballkani) rrezikon portën e Smakiqit, shpëton Feronikeli
36′ Zëvendësim i detyruar te Feronikeli, hyn Kastrati në vend te Morinës
34′ Morina (Feronikeli) lëndohet pas ndërhyrjes në Krasniqin, Lladrovci bën shenjë të bankina për ta zëvendësuar
26′ Astrit Thaqi (Ballkani) ndëshkohet me karton të verdhë
25′ GOOOOOOL! Solomin kalon në epërsi portokallinjët, pas një asistimi nga Gripshi
20′ Gripshi (Ballkani) rrezikon nga distanca, por gjuajtja e tij ngjitur me shtyllë
17′ Prokshi (Feronikeli) tenton të rrezikoj portën e Frashërit, por gjuajtja e tij bllokohet nga Hoxha
14′ Krasniqi (Ballkani) pranë të kaloj ekipin në epërsi, por goditja e tij bllokohet nga Morina
13′ Iniciativë e lehtë nga portokallinjët, por pa rrezikuar seriozisht portën e Smakiqit
1′ Gripshi (Ballkani) gjuan me kokë në brendësi të pesë metërshit, por topi përfundon mbi portë
– Nis ndeshja!