Ballkani e mposht Feronikelin dhe rrëmben pozitën e parë

28.11.2021

Ballkani ka realizuar fitore në Drenas ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1.  Ballkani i mjaftoi goli i Solomon 25′ ndaj Feronikelit, për të marrë tre pikë në Drenas dhe për të rrëmbyer pozitën e parë në elitë me 30 pikë. FERONIKELI 0:1 BALLKANI – Përfundon ndeshja + 4 minuta lojë shtesë 87′ Zëvendësim […]

Ballkani e mposht Feronikelin dhe rrëmben pozitën e parë Foto: Ilustrim

Ballkani ka realizuar fitore në Drenas ndaj Feronikelit.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-1. 

Ballkani i mjaftoi goli i Solomon 25′ ndaj Feronikelit, për të marrë tre pikë në Drenas dhe për të rrëmbyer pozitën e parë në elitë me 30 pikë.

FERONIKELI 0:1 BALLKANI

– Përfundon ndeshja

+ 4 minuta lojë shtesë

87′ Zëvendësim te Ballkani, hyn Rrahmani në vend te Solomon

84′ Seferi (Feronikeli) qëllon shtyllën, shpëtojnë portokallinjët

75′ Zëvendësim te Ballkani, hyn Baftiu në vend te Krasniqit

69′ Krasniqi (Ballkani) gjuan plogësht, pa probleme për Smakiqin

62′ Korenica (Ballkani) provon nga distanca, pret Smakiqi

61′ Zëvendësim i dyfishtë te Feronikeli, hyjnë Leku e Seferi në vend te Prokshi dhe Rexhepi

– Nis pjesa e dytë

– Përfundon pjesa e parë

44′ Kastrati (Feronikeli) ndëshkohet me karton të verdhë

42′ Armend Thaqi (Ballkani) rrezikon portën e Smakiqit, shpëton Feronikeli

36′ Zëvendësim i detyruar te Feronikeli, hyn Kastrati në vend te Morinës

34′ Morina (Feronikeli) lëndohet pas ndërhyrjes në Krasniqin, Lladrovci bën shenjë të bankina për ta zëvendësuar

26′ Astrit Thaqi (Ballkani) ndëshkohet me karton të verdhë

25′ GOOOOOOL! Solomin kalon në epërsi portokallinjët, pas një asistimi nga Gripshi

20′ Gripshi (Ballkani) rrezikon nga distanca, por gjuajtja e tij ngjitur me shtyllë

17′ Prokshi (Feronikeli) tenton të rrezikoj portën e Frashërit, por gjuajtja e tij bllokohet nga Hoxha

14′ Krasniqi (Ballkani) pranë të kaloj ekipin në epërsi, por goditja e tij bllokohet nga Morina

13′ Iniciativë e lehtë nga portokallinjët, por pa rrezikuar seriozisht portën e Smakiqit

1′ Gripshi (Ballkani) gjuan me kokë në brendësi të pesë metërshit, por topi përfundon mbi portë

– Nis ndeshja!