Ballkani mposhtë Dritën në Suharekë, Solomon shkëlqen me dy gola
Prej fillimit të ndeshjes, suharekasit kanë arritur të dominojnë në këtë derbi, përballë klubit gjilanas, Dritës. Ndonëse, pati shumë trysni e dominim nga ana e Ballkanit, por në 45 minutat e para të ndeshjes nuk pati gola dhe u mbyll me rezultat 0-0. Ndërkaq, në pjesën e dytë Ballkani mori në dorë gjithçka, kështu duke […]
Prej fillimit të ndeshjes, suharekasit kanë arritur të dominojnë në këtë derbi, përballë klubit gjilanas, Dritës.
Ndonëse, pati shumë trysni e dominim nga ana e Ballkanit, por në 45 minutat e para të ndeshjes nuk pati gola dhe u mbyll me rezultat 0-0.
Ndërkaq, në pjesën e dytë Ballkani mori në dorë gjithçka, kështu duke dominuar edhe me raste dhe duke shënuar dy gola.
Me një asistim të Edvin Kuc, në minutën e 54-të Solomon arriti të realizojë gol për të kaluar në epërsi për 1-0.
Po ashtu, vetëm brenda katër minutave më vonë, sulmuesi afrikan, Solomon arriti të ikë nga gracka e pozitës jashtë loje (ofsajd) dhe arriti të shënojë edhe golin tjetër nga distanca për 2-0.
Një mundësi e artë ishte për Solomon që të kompletoj het-trikun, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Me këtë fitore prej 2-0, Ballkani mori tri pikë, të cilat e dërgojnë në krye të tabelës që tashmë e udhëheq atë me 24 pikë, pra dy pikë më shumë se Drita e cila bie në vendin e dytë.