Ministria e Bujqësisë me njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Njoftimi i plotë i MBPZhR-së: Furnizimin e rezervave shtetërore me […]
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Njoftimi i plotë i MBPZhR-së:
Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.
Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.
Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë informatat më të hollësishme lidhur me procedurat dhe kriteret për aplikim në shpalljen publike për furnizim me rezerva shtetërore të grurit.