Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës mbyllin 9 qendra masazhi

15.11.2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se Inspektorati i Tregut ka mbyllur përkohësisht 9 qendra masazhi, që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin. “Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) kanë […]

Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës mbyllin 9 qendra masazhi Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se Inspektorati i Tregut ka mbyllur përkohësisht 9 qendra masazhi, që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

“Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave.

“Ndaj operatorëve ekonomik që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi. Ministria e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e angazhuar në zbatimin e plotë të ligjit në mbrojtje të interesit publik” , në njoftimin e MINT-it.