Furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës pas shtrenjtimit të miellit
Disa nga pronarët e furrave po e shohin si të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, pasi që ka rritje të çmimeve të produkteve të tjera. Një nga furrtarët ka theksuar se nëse çmimi i miellit nuk pëson ngritje të mëtutjeshme, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë. Ai për […]
Disa nga pronarët e furrave po e shohin si të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, pasi që ka rritje të çmimeve të produkteve të tjera.
Një nga furrtarët ka theksuar se nëse çmimi i miellit nuk pëson ngritje të mëtutjeshme, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë.
Ai për ATV ka thënë se për 10 centë është shtrenjtuar edhe bureku.
“Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu bajagi shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngritet prapë çmimi.
Eshtë e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pronari i një furre.