Nga kjo javë vaksinimi kundër COVID-19 bëhet edhe të dielave dhe festave zyrtare
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit. Mbështetur në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare. E gjithë kjo për të […]
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit.
Mbështetur në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
Të njejtën kohë, Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët që të caktojnë termine për vaksinim kundër COVID-19 në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14