Suharekë, afër 30 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19
Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 825,745 doza të […]
Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 825,745 doza të vaksinës.
Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 29,863.
Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.
Përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe çdo respektim i masave të reja të hyra ne fuqi nga Qeveria e Republikes se Kosovës ditëve te fundit do të ndihmojë që të shpëtohet jetë.