Gjinoc, kanosen inspektorët tatimor nga dy pronarë të një biznesi
Nuk janë të rralla rastet kur inspektorët tatimor pengohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Së fundmi sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një rast i kanosjes së inspektorëve tatimor ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës. Sipas këtij raporti, është bërë e ditur se ankuesit meshkuj kosovarë, inspektor tatimor, kanë informuar […]
Nuk janë të rralla rastet kur inspektorët tatimor pengohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Së fundmi sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një rast i kanosjes së inspektorëve tatimor ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Sipas këtij raporti, është bërë e ditur se ankuesit meshkuj kosovarë, inspektor tatimor, kanë informuar se janë kanosur nga dy meshkuj kosovarë pronarët e një biznesi privat.
Rasti i kanosjes raportohet të ketë ndodhur më 17 gusht rreth orës 21:10.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.