Drejtori i DKA-së Remzi Bajselmani vaksinohet kundër COVID-19, u bën thirrje edhe mësimdhënësve
Drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, është vaksinuar sot kundër COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bajselmani. Me këtë rast drejtori i DKA-së u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të vaksinohen, në mënyrë që të fillojë një proces mësimor më i sigurt për shëndetin e të gjithëve. Ndryshe […]
Drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, është vaksinuar sot kundër COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bajselmani.
Me këtë rast drejtori i DKA-së u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të vaksinohen, në mënyrë që të fillojë një proces mësimor më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.
Ndryshe nga ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), kanë thënë se janë duke planifikuar që viti shkollor të fillojë me prani fizike, por një gjë e tillë varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve.
Kujtojmë se në 24 orët e kaluara janë shënuar 1009 raste të reja me COVID-19, prej tyre 19 në Komunën e Suharekës.