Gjendja e kufijve, deri tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Përderisa javë më parë për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Merdare ishin krijuar kolona të gjata, të njëjtat janë duke u krijuar për të dalë nga Kosova. 15:35 Sipas përditësimit të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Kufirit në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri […]
Përderisa javë më parë për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Merdare ishin krijuar kolona të gjata, të njëjtat janë duke u krijuar për të dalë nga Kosova.
Kjo ndodh më shpesh gjatë kohës së pushimeve vjetore kur drejt Kosovës nisen numër i madh i mërgimtarëve nga vendet evropiane.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Kufirit në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në 1 orë, ndërsa në hyrej deri në 15 minuta.
Në Dheun e Bardhë situata është dukshëm më e qetë ku pritjet zgjasin deri në 15 minuta në dalje dhe 5 në hyrje.
Ndërkaq prej pikës kufitare Vermicë duhen 20 deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova, e 5 deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 10 | 10 | 50 | 50 |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Vërmicë | 05-10 | 20-30 | 30 | 500 |
Hani i Elezit | 05 | 05 | 00 | 00 |
Jarinje | 10-15 | 05-10 | 00 | 00 |
Mutivodë | 05 | 05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 05 | 05 | 00 | 00 |
Dheu i Bardhë | 05 | 15 | 00 | 50 |
Merdarë | 10-15 | 60 | 20 | 600 |