Kështu mund ta gjeni vendin se ku do të votoni të dielën

05.10.2019

Më 6 tetor ditë e dielë nga ora 07:00, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike. […]

Kështu mund ta gjeni vendin se ku do të votoni të dielën Foto: Ilustrim

Më 6 tetor ditë e dielë nga ora 07:00, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Të dielën të gjithë qytetarët më të drejtë vote mund të votojnë që nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 kur edhe mbyllën qendrat e votimit.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes nga posti i kryeminsitrit Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet do të monitorohen nga afër prej misionit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe organizatave joqeveritare