Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës, arrestohen tre menaxherë

para 9 dite

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës.

Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës, arrestohen tre menaxherë

Lidhur me rastin janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si: ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Tutje sipas raportit të policisë në Prizren / 24.11.2024 – 14:14 është raportuar se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar.

LEXO EDHE:  Goditet nga vetura një grua në Prizren, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.”

Etiketat