[VIDEO] Polici në Suharekë rrezikon jetën në mbrojtje të ligjit!
- 07.09.2019
- 0 komente
![[VIDEO] Polici në Suharekë rrezikon jetën në mbrojtje të ligjit!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/09/video-1567845711.00_00_03_01.Still001.png)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur kohëve të fundit në qytetin e Suharekës, ku në bazë të një video të siguruar nga SuharekaOnline shihet se si polici i Kosovës rrezikon jetën për të mbrojtur ligjin.
Në bazë të videos dhe informatave bëhet e ditur se një drejtues i makinës nuk i është bindur urdhërit të zyrtarit policor duke tentuar të vozit në rrugën që policia e kishte bllokuar për qarkullim.
Me të parë që drejtuesi i makinës nuk i bindet polici kapet për veture edhe pse në lëvizje duke rrezikuar jetën në mbrojtje të ligjit.
E gjithë tentativa e drejtuesit që të ikë ka rezultuar pasukses pasiqë polici arrin ta ndal pas 200 metrave.
Gjithashtu në video shihet se me të parë rastin edhe zyrtari tjetër i policisë reagon. SuharekaOnline ka identifikuar dy zyrtarët dhe që të dy shprehen se vazhdimisht janë në gatishmëri në ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e ligjit. Gjest ky për tu admiruar!
KOMENTE0
Leave a Reply