Ylli i Ballkanit para duelit me Prishtinën: Nuk duam ta lëshojmë kreun e tabelës

26.02.2020

Liridon Fetahaj, mesfushori me tipare sulmuese i cili është pjesë e Ballkanit të Suharekës thekson se skuadrën e tij e pret një duel mjaft i vështirë ndaj Prishtinës në fundjavë. Prishtina e mirëpret Ballkanin të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.Fetahaj beson se […]

Ylli i Ballkanit para duelit me Prishtinën: Nuk duam ta lëshojmë kreun e tabelës Foto: Liridon Fetahaj

Liridon Fetahaj, mesfushori me tipare sulmuese i cili është pjesë e Ballkanit të Suharekës thekson se skuadrën e tij e pret një duel mjaft i vështirë ndaj Prishtinës në fundjavë.

Prishtina e mirëpret Ballkanin të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.Fetahaj beson se Prishtina ka një skuadër mjaft cilësore, por shton se skuadra e tij po punon shumë për këtë ballafaqim.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për neve dhe e vështirë, poashtu kur dihet që Prishtina ka një ekip shumë të mirë dhe jo vetëm lojtarët që startojnë, por edhe ata që qendrojnë në bankë rezervë kanë kualitete. Ne po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen dhe do të tregojmë shumë kujdes sikurse edhe me skuadrat tjera”, tha fillimisht Fetahaj për ‘GazetaBlic’.

Lojtari tregon se synimi kryesor i Ballkanit është të marrë rezultat pozitiv.

“Synimi kryesor i joni është të dalim me rezultat pozitiv, pasi nuk duam të lëshojmë kreun e tabelës, për këtë do të luftojmë deri në fund”, vazhdoi ai.

Fetahaj një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar edhe skuadra e Prishtinës, andaj citon se dueli ndaj kryeqytetasve do të jetë mjaft emocionues për të.

“Unë kam luajtur në Suharekë ndaj Prishtinës, është pak emocionuese – pasi kam shokë që deri dje jam trajnuar me ta dhe kam kaluar momente të mira, mirëpo unë jap 100% në ekipin që luaj”, vazhdoi sulmuesi.

Në fund, Fetahaj tha se në rast se shënon nuk e di nëse do të festojë – për shkak të respektit ndaj ish ekipit të tij.

“Jam shum konfuz të them të drejtën, nuk mendoj që është e drejtë të festohet si i çmendur ndaj Prishtinës. Kam deshirë që ta respektoj klubin, pasi aty kam ngrënë bukë, por ndonjëherë emocionet janë të përziera”, përfundoi ai.