Ylli fiton ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bashkimit

08.04.2024

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të ‘play-off’-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli fiton ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bashkimit Foto: Ilustrim

Suharekasit fituan përballë Bashkimit me rezultat 87:69.

Çereku i parë u mbyll baras 18:18, derisa në pushim ndërmjet dy pjesëlojëve Ylli shkoi me epërsi prej 9 pikësh, 23:14.

Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e tretë 22:18, por dhjetë minutëshi i fundit u takoi sërish suharekasve, 28:15.

Më i dalluari te vendësit ishte Alonzo Verge Jr. me 26 pikë, derisa kontribut në fitore dha edhe Nate Grimes që shënoi 17 pikë, 16 kërcime e një asistim.

Mysafirëve nuk u ndihmoi loja e mirë e Lejson Zeqirit që shënoi 27 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Skuadra me dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.