Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
Çiftet e çerekfinales në DigitAlb Kupën e Kosovës do të mësohen ditën e enjte me fillim nga ora 12:00. Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (12 dhjetor) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit. Pjesëmarrjen në këtë fazë…
Foto: FC Ballkani
Çiftet e çerekfinales në DigitAlb Kupën e Kosovës do të mësohen ditën e enjte me fillim nga ora 12:00.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (12 dhjetor) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.
Ndeshjet e këtij rrethi të garave do të luhen në pranverë.
Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eliminimi. /Telegrafi/
Etiketat
Trepça – Golden Eagle Ylli, përballje e rëndësishme në javën e katërt të Superligës
Vendor 30.10.2025
KB Golden Eagle Ylli nesër pret Vëllaznimin në “13 Qershori” – duel i rëndësishëm në xhiron e tretë
Vendor 25.10.2025