Sot ndeshje interesante në Malishevë, Malisheva – Ballkani

24.11.2023

Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll Kampioni i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 13:00. Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje si […]

Sot ndeshje interesante në Malishevë, Malisheva – Ballkani Foto: Ilustrim

Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll

Kampioni i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje si favorit absolut me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit e Qëndrim Kidës janë gjithashtu në formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, kështu që presin rezultat pozitiv.

Gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.

Ndeshjet tjera të javës së 14-të zhvillohen të shtunën dhe dielën, me nga dy ndeshje në secilën ditë.