Ndeshja FC Ballkani-Lodogorets do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”

29.06.2023

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garat evropiane më 11 korrik. Ata do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Lodogoretsin, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, fituesit e këtyre përballjeve, Ballkani vs Ludogorets […]

Ndeshja FC Ballkani-Lodogorets do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garat evropiane më 11 korrik.

Ata do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Lodogoretsin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, fituesit e këtyre përballjeve, Ballkani vs Ludogorets dhe Olimpija vs Valmiera, do të ndeshen mes vete për rrugën vijuese në UCL, kurse humbësit potencial, garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Konferencës.

Pikërisht në Ligën e Konferencës, Ballkani u kualifikua deri në fazën e grupeve në edicionin e kaluar, duke u bërë klubi i parë kosovar që e arrin këtë sukses.