Munishi: Po të kisha mundësi, në ndeshjet e Ballkanit do kërkoja të jenë gjyqtar Genc Nuza ose Dardan Çaka
FC Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 2-0. Kjo i mundëson suharekasve që të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, që e bën edhe më të mundshme kualifikimin në garat evropiane. Pas kësaj fitoreje monumentale, ka shpërthyer trajneri i skuadrës, Ismet Munishi. Ai ka falenderuar tifozët e klubit, […]
FC Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 2-0.
Kjo i mundëson suharekasve që të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, që e bën edhe më të mundshme kualifikimin në garat evropiane.
Pas kësaj fitoreje monumentale, ka shpërthyer trajneri i skuadrës, Ismet Munishi.
Ai ka falenderuar tifozët e klubit, Xhebrailat, si dhe i ka drejtuar fjalë drejtuesve të federatës të cilët i ka quajtur “dallaverxhi” e “pisa”, e po ashtu i ka bërë thirrje zotit që të ndihmojë njerëzit e drejtë duke i dënuar të pafytyrët.
Po ashtu Munishi ka thënë se po të kisha mundësi, të gjitha ndeshjet e Ballkanit do të kërkoja të jenë gjyqtar Genc Nuza ose Dardan Çaka.
Pasi që sipas Munishit, Nuza dhe Çaka janë të vetmit gjyqtar që ju besoj, edhe kur gabojnë asnjëherë nuk të dëmtojnë me qëllim.