Munishi: Jam i kënaqur me fitoren ndaj Drenicës, por rezultati nuk ishte real

15.02.2020

Klubi futbollistik, Drenica u mposht në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:0. Vendasit, e nisën furishëm edicionin pranveror të Superligës së Kosovës. Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë lidere e Superligës. Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë KF Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në kuadër të javës […]

Munishi: Jam i kënaqur me fitoren ndaj Drenicës, por rezultati nuk ishte real Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Klubi futbollistik, Drenica u mposht në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:0. Vendasit, e nisën furishëm edicionin pranveror të Superligës së Kosovës.

Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë lidere e Superligës.

Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë KF Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës.

Golashënuesit e këtij derbi ishin, Jetmir Topalli, Arbër Hoxha dhe Liridon Fetahaj.

Ndërsa trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një prononcim për “Super Sport Kosova” pas ndeshjes deklaroi se rezultati final i ndeshjes nuk është real dhe se skuadra e tij duhet të punojë shumë më shumë.

“Rezultati final i ndeshjes nuk korrespodon me atë se çfarë treguan dy skuadrat në fushën e lojës. Drenica na ka vënë në vështirësi, pasi që shfaqi një ndeshje tejet të mirë, sidomos në pjesën e dytë të lojës. Ne nuk kemi ditur ti dënojmë në kundërsulme dhe goli i tretë erdhi me shumë vonesë. Kjo ndeshje do të na shërbejë që në të ardhmen mos ti përsërisim disa gabimet që bëmë sot”, deklaroi Munishi.

Po ashtu Munishi ka folur edhe për rikthimin e Mirlind Dakut nga lëndimi.

“Mirlindi është duke punuar intensivisht për tu rikthyer nga lëndimi. Ai e ka humbur fazën përgatitore dhe ne duhet të kemi kujdes me të. Duhet të përgatitet mirë fizikisht dhe më pas të përfshihet në skuadër. Ne jemi të kënaqur me formën aktuale të futbollistëve të tjerë dhe sidomos të sulmuesit Artur Magani. Do ti kemi dy sulmues me tipare të ndryshme dhe kemi ‘luksin’ për të bërë një zgjdhje të tillë”, përfundoi trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi.