Lushtaku: Ardhja e Mirlind Dakut te Ballkani, top-transferi i afatit kalimtar të janarit
Në afatin kalimtar të janarit, skuadrat fubollistik kosovare kanë sjellë shumë futbollistë në klubet e tyre, që ndryshe njihen si mjaft cilësor. Ndonëse ka pasur ardhje të reja, por sipas ish-trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, nuk ka sjell shumë risi në futbollin kosovar, por ai ka veçuar 3 top-transferet të këtij afati kalimtar. Në një […]
Në afatin kalimtar të janarit, skuadrat fubollistik kosovare kanë sjellë shumë futbollistë në klubet e tyre, që ndryshe njihen si mjaft cilësor.
Ndonëse ka pasur ardhje të reja, por sipas ish-trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, nuk ka sjell shumë risi në futbollin kosovar, por ai ka veçuar 3 top-transferet të këtij afati kalimtar.
Në një prononcim për GazetaOlle, Lushtaku zbuloi ‘top3’ trasnferet më ‘bombastike’ të këtij afati kalimtar.
“Te transferimet e futbollistëve në ekipet e Superligës nuk shoh ndonjë më ‘bombastik’, apo të veçantë, ndërsa dihet që lëvizjet më shumë janë bërë nga një klub në klubin tjetër.
Por nëse duhet të veçojë ndonjë emër atëherë zgjedh ardhjen e Mirlind Dakut, pa dashur të harroi edhe ardhjen e Otto John te Prishtina si dhe transferimin e Van Dave Harmon te Feronikeli, që mendoi që janë ‘top3’ transferet e këtij ediconi”, tha Lushtaku.
Ky i fundit, pas largimit nga Drenica vazhdon të jetë trajner i lirë pasi nuk është angazhuar nga asnjë skuadër.