Fiton Malisheva, Dukagjini barazon me Llapin

14.04.2024

Malisheva ka arritur të marrë pikë të plota nga udhëtimi në Fushë-Kosovë, ndërsa Dukagjini dhe Llapi kanë luajtur baras në Javënn e njëzet e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Fiton Malisheva, Dukagjini barazon me Llapin Foto: Ilustrim

Në stadiumin në Fushë – Kosovë, Malisheva ka realizuar fitore me rezultat 1-3.

Haziraj, Hazrollaj dhe Mustafa me golat e tyre kanë qenë heronjtë e triumfit të Malishevës.  Në anën tjetër, Fushe-Kosova ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes me Kojasevic.

Ndërkohë, në Klinë, Dukagjini dhe Llapi kanë ndarë pikët duke përfunduar ndeshjen në një barazim 1-1.

Bekteshi ka sjellë avantazhin për Llapin në minutën e tretë të kohës shtesë, por Dallku ka shënuar golin e barazimit në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.

Në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës, Ballkani vazhdon të kryesojë. Malisheva gjendet në vendin e katërt, ndërsa Llapi në vendin e tretë.