FC Ballkani zhvillon sot ndeshjen e fundit të vitit në Superligën e Kosovës si mysafir i Gjilanit

24.12.2023

Sot zhvillohet ndeshja e fundit për vitin 2023 në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 13-të, për shkak të angazhimve të Kampionit të Kosovës në garat ndërkombëtare. Ndeshja zhvilohet në stadiumin ndihmës- te rrethi në Gjilan, më fillim nga ora 12:00. Aktualisht, […]

FC Ballkani zhvillon sot ndeshjen e fundit të vitit në Superligën e Kosovës si mysafir i Gjilanit Foto: Ilustrim

Sot zhvillohet ndeshja e fundit për vitin 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 13-të, për shkak të angazhimve të Kampionit të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ndihmës- te rrethi në Gjilan, më fillim nga ora 12:00.

Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.