FC Ballkani në epërsi, shënon Baftiu

22.11.2019

Rikthehet Superliga dhe atë rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme! Sot është duke u zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros, FC Ballkani ndaj SC Gjilanit. Këto dy skuadra të cilat kanë pikat e njëjta në tabelën e Superligës, Ballkani e Gjilani po ballafaqohen…

FC Ballkani në epërsi, shënon Baftiu

Rikthehet Superliga dhe atë rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme!

Sot është duke u zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros, FC Ballkani ndaj SC Gjilanit.

Këto dy skuadra të cilat kanë pikat e njëjta në tabelën e Superligës, Ballkani e Gjilani po ballafaqohen në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Në letër s’ka favorit, pasi që skuadra e Ismet Munishit ka treguar formë shumë të mirë në shtëpi dhe djemtë e Gentjan Mezanit kanë ditur shpesh herë të shkëlqejnë në udhëtim.

Në minutën e 15′ ylli i FC Ballkanit, Blend Baftiu ka shënuar golin e parë, ku edhe e dërgoi në epërsi skuadrën nga Suhareka.

Baftiu e shënoi golin pas asistimit nga Artur Magani.

Etiketat

Ofertat e fundit