FC Ballkani e mposht me rezultat të thellë KF Vëllaznimin

12.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar miqësore ndaj klubit nga Gjakova, Vëllaznimit. Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë. ‘Luanët’ e Ismet Munishit ka vazhduar me fitore edhe në këtë ndeshje miqësore. Sot, suharekasit fituan në stadiumin e tyre me rezultat të thellë 4:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Golashënuesit e […]

FC Ballkani e mposht me rezultat të thellë KF Vëllaznimin Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar miqësore ndaj klubit nga Gjakova, Vëllaznimit.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

‘Luanët’ e Ismet Munishit ka vazhduar me fitore edhe në këtë ndeshje miqësore.

Sot, suharekasit fituan në stadiumin e tyre me rezultat të thellë 4:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin, Albin Berisha, Ermal Krasniqi, Bleon Sekiraqa.

Kështu, me këtë fitore konfirmohet forma e mirë e Ballkanit para ediconit të ri në Superligë që starton këtë fundjavë.

E ku për kundërshtar Ballkani do ta ketë skuadrën e Drenicës, poashtu si vendas.